Kreu i SPAK-ut Arben Kraja është ankuar sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me fondet për institucionin që ai drejton duke kërkuar më shumë para.
“Na është dhënë më pak se kemi kërkuar.”– tha Kraja.
Kreu i SPAK-ut deklaroi se kanë bërë kërkesë për një fond shtesë duke paraqitur rezerva në lidhje me ndërprerjen e fondeve të caktuara. Sipas tij, kjo kufizon pavarësinë e institucionit për të funksionuar.
“Edhe një kërkesë për Ministrinë e Financave. Herë pas here me akt normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK-ut duke ndërprerë fonde të caktuara. Okej unë e mirëkuptoj krizën, I kuptoj të gjitha. Nuk kemi reaguar… Por duke filluar nga viti 2023 një praktikë e tillë nuk mund të ndodhë më. Nuk duhet të ketë prerje të njëanshme të dhunshme të buxhetit të një institucioni të pavarur sepse mendoj se futet tek kufizimet e pavarësisë së një institucioni për të funksionuar. Këtë e kisha parimore.”- deklaroi Kraja.
Për buxhetin e vitit 2023, Kraja kërkoi që Ministria e Financave të miratojë edhe një shtesë prej 15 punonjësish dhe fonde për investime që lindin gjatë punës.