Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Apeli lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë


Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 21 vite burg ndaj Izet Haxhisë, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata e Tiranës kishte dënuar në shkurt 2022 Haxhinë lidhur me krimin e sot Apeli e ka konfirmuar.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 pranë ish-selisë së PD-së.

Ai u gjet fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e Hajdarit. Ky është procesi i dytë ndaj Haxhisë.

Fillimisht ai u dënua me 25 vite burg në mungesë duke qenë se ndodhej në Turqi. Ai u ekstradua drejt Shqipërisë më 8 maj 2018, ku fitoi të drejtën e rigjykimit.

Për vrasjen e Azem Hajdarit është dënuar më herët me burg përjetë Jaho Mulosmani.