Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Parlamentin e ka kthyer pseudomaxhoranca në një klub ku merren vendime në kurriz të shqiptarëve


Kryetari i PD-së Sali Berisha e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenkon.

Sipas tij, Parlamenti shqiptar është kthyer në një klub ku merren vendime në kurriz të qytetarëve.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni punimet e këtij parlamenti, të shndërruar nga kjo pseudomazhorancë në një klub në të cilin merren vendime dhe miratohen ligje në kurriz tuajin, të fëmijëve tuaj, është sot për sot, pas pseudomazhorancës së Lukashenkos, është më e damkosura në Europë dhe ndër më të damkosurat në botë.

Sot kjo pseudomazhorancë ka rrokullisur Shqipërinë në vendin me indeksin e shtetit ligjor, 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Vietnami apo Republika Socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste e vendit. Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Siao Pinit. Pra një shtet që pranon për interesat e saj ekonominë e tregut.

Republika e Shqipërisë është një diktaturë e cila, grupi drejtues pavarësisht me lidhjet e tij me të shkuarën nuk mund të them se bazohet në ideologjinë Marksiste-Leliniste, por është një narkodiktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.”– tha Berisha.