Vendosni fjalën kyçe....

Berlusconi sugjeron si t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë


Vendet perëndimore duhet të ndalojnë furnizimin me armë Ukrainës nëse duan një zgjidhje paqësore të konfliktit mes Kievit dhe Moskës, ka thënë ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi.

Ai i tha gazetarit Bruno Vespa gjatë fundjavës se perspektiva për të mos marrë me ndihma ushtarake, por në vend të kësaj fonde të mëdha për rindërtimin, mund të bindë Kievin të pranojë bisedimet me Moskën.

Sipas Berlusconit, Zelensky do pajtohej me çdo lloj marrëveshjeje me Moskën ‘nëse Ukraina e kupton në një moment se nuk mund të mbëshetet më te ndihma perëndimore për armët. Në vend të kësaj, Perëndimi mund t’i ofrojë Kievit ‘qindra miliarda dollarë për rindërtim’ si një stimul për të hyrë në negociata, shtoi politikani.

Ish-kryeministri 86-vjeçar, i cili tani drejton partinë Forza Italia, beson gjithashtu se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si një territor rus, sipas gazetës La Repubblica, e cila botoi pjesë nga intervista e tij me gazetarin Vespa. Një referendum i ri që të përfshijë vëzhgues perëndimorë duhet të mbahet gjithashtu në Donbas për të përcaktuar fatin e tij, shtoi ai.

Ish-kryeministri vijoi ta quante presidentin rus Vladimir Putin ‘njeri i paqes’. Berlusconi pranoi se ai u përpoq të kontaktonte me Putinin kur shpërtheu konflikti midis Moskës dhe Kievit në fund të shkurtit, por nuk mundi ta bënte.

Fjalët e Berlusconit kanë shkaktuar zemërimin e politikanëve italianë. Ish-ministri i Ekonomisë, Carlo Calenda, nxitoi të akuzonte Berluskonin se po përhapte ‘propagandë në shërbim të Putinit’. Forza Italia e Berlusconit tani është pjesë e një koalicioni qeveritar së bashku me Fratelli d’Italia të Giorgia Melonit dhe LEGA-n e Matteo Salvinit.

Berlusconi është përballur me kritika pasi tha se mori 20 shishe vodka nga Putin si dhuratë për ditëlindje. Sipas Der Spiegel, ‘dhurata’ mund të ketë qenë një shkelje e sanksioneve të BE-së. Revista citoi një sekretar të Komisionit të BE-së, i cili vuri në dukje ndalimin e prillit 2022 për importet e mallrave nga Rusia në BE, përfshirë pijet alkoolike.