Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet


Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria sot ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vitet e fundit.

Sipas tij, mesatarja e vrasjeve në Shqipëri është sa gjysma e vrasjeve në vitet e fundit përpara se PS-ja të merrte detyrën.

“A thua se dikush i ka vënë aty për të propaganduar orë dhe çast që duhet të ikin nga Shqipëria, që Shqipëria është vetëm korrupsion dhe llum. Që në Shqipëri nuk ka asgjë dhe të tjera e të tjera. Ata të cilët dhe shkojnë e i fusin sytë dhe kamerat në çdo zgëqe ku mund të gjejnë, pamje, ngjarje ku situatat mund të jenë të dëshpëruara. Shqipëria sot, punon dyfishin e tokës bujqësore që punonte disa vite më parë. Sot po i afrohet gjysmë miliardi euro eksporte bujqësore. Sot regjistron deri në shtator thuajse 7 milionë vendas dhe të huaj. Shifër e paimagjinueshme. 2 milionë më shumë se sa më parë. Të gjitha këto tregojnë që një vend që nuk jetohet? Që vriten të gjithë rrugëve? Jo.

Shqipëria ka vrasje, por ka numrin më të ulët të vrasjeve në 32 vjet dhe në këto vite, mesatarja e vrasjeve është sa gjysma e vrasjeve të viteve të fundit përpara se sa ne të merrnim detyrën. Unë e kuptoj që e keqja harrohet shpejt. Ne i kemi rritur mundësitë, e kemi rritur ekonominë. I kemi rritur dhe pagat. Edhe të tjerët rriten dhe nuk rrijnë në vend. Kemi bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë të disa viteve, dhe të thuash se situata është shumë herë më keq, atëherë do të thotë ose të jesh totalisht i verbuar nga urrejtja ose të jesh i padëshiruar për të kuptuiar të vërtetën. S’ka asnjë krahasim me dje.”- tha ai në një takim në Ersekë.