Vendosni fjalën kyçe....

Ezkekutimi i 39-vjeçarit në Tiranë, autorët thyen traun e rezidencës dhe qëlluan të riun sapo la gruan në garazh


Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me atentatin ndaj 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit në Tiranë.

I riu nga Lezha është qëlluar me breshëri sapo ka lënë bashkëshorten në garazhin e pallatit. Autorët janë futur te rezidenca ‘Kodra e Diellit’ me makinë e kanë thyer traun, më pas kanë qëlluar ndaj Sanajt i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pak pas ngjarjes policia ka gjetur një mjet duke u djegur te Qafa e Kasharit që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona lidhur me atentatin ndaj Briken Sanajt, i cili njihej ndryshe si Anton Gjini. Ai nuk kishte precedent penal.