Vendosni fjalën kyçe....

FIFA paralajmëron qeverinë e Tunizisë me përjashtim nga botërori i Katarit 2022


Tunizia rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës e Katarit 2022 në nëntor nëse qeveria e vendit të Afrikës së Veriut ndërhyn në çështjet e futbollit, sipas organit qeverisës global të sportit, FIFA.

Paralajmërimi i FIFA-s vjen pasi ministri i Rinisë dhe Sporteve të Tunizisë, Kamel Deguiche, përsëriti komente rreth ‘shpërbërjes së byrove federale’.

FIFA i ka marrë vërejtjet e Deguiche si një përpjekje për të ndërhyrë në mënyrën se si drejtohet Federata e Futbollit të Tunizisë (FTF). Ajo i ka kërkuar organit të japë informacion në lidhje me çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e saj nga qeveria tuniziane, ndërsa kërcënon të shpërndajë zyrën e FTF.

FTF i është kujtuar gjithashtu nga FIFA se shoqatat anëtare janë ‘të detyruara ligjërisht t’i kryejnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta’.

“Çdo mospërmbushje e këtyre detyrimeve mund të rezultojë në vendosjen e dënmeve sipas ligjeve të FIFA-s, duke përfshirë pezullimin e shoqatës përkatëse.” – thuhej në një letër nga Kenny Jean-Marie, i cili është drejtori i shoqatave anëtare të FIFA-s, drejtuar sekretarit të përgjithshëm të FTF-së, Wajdi Aouadi.

Çdo ndalim i FTF-së nga FIFA do nënkuptonte që asnjë klub apo ekip kombëtar tunizian nuk lejohet të luajë në garat ndërkombëtare si Kupa e Kombeve të Afrikës ose Kupa e Botës.

FIFA ka kërkuar që FTF t’i përgjigjet kërkesës së saj jo më vonë se të premten. Organizata është përballur me akuza të tjera të rënda kohët e fundit, me skuadrën e klubit Chebba që pretendon se presidenti i FTF Ëadie Jary me vetëdije mashtroi Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në prill 2021 përpara se autoriteti me bazë në Zvicër të vendoste në favor të Chebba.

Chebba u pezullua për një vit dhe zbriti në divizionin e katërt të vendit pasi ‘dështoi të regjistrohej në kohë’ për sezonin 2020-2021. Tunizia nuk e ka kaluar kurrë fazën e grupeve në pesë paraqitje në Kupën e Botës dhe përballet në të njëjtin grup me Francën, Danimarkën e Australinë. Ata e fillojnë fushatën e tyre në Katar 2022 kundër Danimarkës në 22 nëntor.