Kryetari i Partisë Ilir Meta komentoi sot nismën e maxhorancës për të ndaluar persona që kanë patur lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin e Shtetit të kandidojnë për kryetar partie.
Meta theksoi se PL nuk do drejtohet nga asnjë “Lulush apo Lulushe” por nga ai derisa të dalë një lider më i fortë.
“Nuk kanë asnjë rëndësi ligjet e këtyre se çfarë bëjnë këta, kjo është histori që ka përfunduar. Partia e Lirisë drejtohet dhe do të drejtohet nga Ilir Meta derisa të dalë një lider i cili është edhe më i fortë se Ilir Meta përballë këtij regjimi.
Nuk drejtohet Partia e Lirisë nga asnjë Lulush dhe nga asnjë Lulushe. Kjo është histori që ka mbaruar dhe ky është problemi dhe drama e Edi Ramës.”– tha Meta.