Qeveria japoneze ka njoftuar një paketë ekonomike me vlerë rreth 39 trilion jen (gati 270 miliardë dollarë) për të mbështetur ekonominë mes rritjes së inflacionit dhe dobësimit të monedhës kombëtare, njoftoi media NHK në fundjavë.
Paketa përfshin shpenzimet e qeverisë lokale dhe qendrore dhe ‘ka për qëllim tejkalimin e rritjes së çmimeve dhe ringjalljen e ekonomisë, mbrojtjen e jetesës e bizneset e njerëzve’, u tha kryeministri Fumio Kishida gazetarëve në Tokio.
Qeveria planifikon të ulë faturat e shërbimeve për të ndihmuar familjet të kursejnë rreth 19 dollarë në muaj për energjinë elektrike dhe 6 dollarë në muaj për gazin, sipas Kyodo News.
Inflacioni në Japoni ka parë rritjen e tij më të madhe në 40 vjet, me çmimet bazë të konsumit në Tokio, një tregues kryesor i shifrave mbarëkombëtare, duke u rritur me 3.4% në tetor nga një vit më parë, sipas shifrave zyrtare. Rritja i është atribuuar rritjes së çmimeve të energjisë, lëndëve të para dhe ushqimeve në mes të pasojave ekonomike të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe faktorëve të tjerë, tha Kyodo News.
Javën e kaluar, jenit japonez ra në nivelin e tij më të dobët kundrejt dollarit që nga gushti 1990, duke humbur më shumë se një të pestën e vlerës së tij kundrejt monedhës së gjelbër vetëm këtë vit.