Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për Reformën Territoriale, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se nuk është e nevojshme ndryshimi i hartës territoriale.
Draftin e propozimit të PD-së të prezantuar nga deputetja Dhurata Çupi, ai e konsideroi të cekët.
“Edhe ky komision nuk e prishi traditën e daljes me dy raporte pas mbarimit të mandatit dhe dua të përpiqem që të jem sa më racional pasi për të thënë të vërtetën me dëshirën dhe përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit. Keqardhje për raportin e Çupit se ka moskoherencë mes asaj që merr dhe tenton të bëj raporti në analizë me konkluzionin, raporti ishte negative, sikur asgjë nuk ka funksionuar, dhe nga ana tjetër bën një propozim, ku mban 85% të bashkive që ekzistojnë sot, të paktën të thuaje që ka pasur vështirësi dhe problem në implementim dhe të thoshte se mund të funksiononte më mirë, do doja që të ndaleshim me arritjet e ecurisë së reformës deri ditën e sotme se ka bërë një raport shumë realist, duke sjellë statistika, fakte dhe duke bërë rekomandime që do na vlejnë të gjithë, që do jem përgjegjës që në atë pjesë që më takon për t’i shtyrë përpara, nuk mund të ndihem mirë kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territorial, duke i krahasuar me atë abstragim, kur thonim që do i shërbejë vendin për disa arsye, kam qejf. Drafti shumë i cekët për të dalë në përfundimin që duhet ndryshim i hartës territoriale.”- tha ministri Çuçi.
Në seancën plenare PS dhe PD kanë dalë me 2 raporte për reformën territoriale. Në prezantimin e draftit, deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha se duhet shtuar numri i bashkive me qëllim që shërbimi të shkoj sa më pranë qytetarëve.