Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Financave: Rusia ka gjetur antidotin ndaj sanksioneve perëndimore


Ministri rus i Financave Anton Siluanov ka vlerësuar grupin e masave që ministria e drejtuar prej tij ka marrë për t’iu përgjigjur presionit të sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas tij, vendi ka “gjetur një antidot” ose “kundërhelm” ndaj sanksioneve. Ai e tha këtë në një dokumentar mbi formimin e sistemit financiar vendas me titull “Historia e Financave Ruse”, postuar në faqen e kinemasë Start.

“Arritja e përbashkët, veçanërisht nga Ministria e Financave është se ne kemi zhvilluar një sërë masash për t’iu përgjigjur kësaj situate të vështirë. Ne tashmë kemi një program të përafërt veprimesh, një program vendimesh për se Si duhet të ndërtojmë ekonominë, financat. Tashmë kemi disa receta për të punuar në kufizime të tilla.”- tha Siluanov sipas TASS.

Sipas ministrit, Rusia po i përballon sanksionet.

“Ne kemi mësuar tashmë t’i përgjigjemi kufizimeve me të cilat duhet të jetojmë. Ne kemi gjetur një antidot kundër këtyre sanksioneve.”– tha ai.

Dokumentari “Historia e financave ruse” do të shfaqet për herë të parë më 1 nëntor në faqen e kinemasë online Start. Premiera do të përkojë me 220 vjetorin e Ministrisë së Financave të Federatës Ruse.