Vendosni fjalën kyçe....

Mjekët e infermierët e Traumës u qëndrojnë deklaratave për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti: Erdhi pa shenja jete


Mjekët e infermierët e Spitalit të Traumës i kanë qëndruar deklaratës së bërë një ditë pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit të tij nga policia.

Në dëshminë e tyre dhënë prokurorisë, që ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të 19 tetorit, ata kanë pohuar se i riu kishte shkuar pa shenja jete në spital e pavarësisht ndihmës nuk ka mundur të mbijetojë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në deklaratën e dhënë një ditë pas vdekjes së Kurtit pohoi se ai kishte ndërruar jetë në spital, ndërsa ky i fundit e hodhi poshtë deklaratën.

Sipas së ëmës dhe shokut të Kurtit, 32-vjeçari ishte dhunuar barbarisht nga policia ndërsa kjo e fundit e prokuroria në njoftimet zyrare pohonin se atij i ishte gjetur në stomak një qese 5 cm me 5 cm e çarë me gjurmë kokaine.