Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën e pedagogëve


Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me protestën e pedagogëve. Pedagogët kanë paralajmëruar protestë paraditen e sotme në orën 11:00 para Universitetit Politeknik.

Ata protestojnë prej disa javësh duke kërkuar rritjen e rrogave, rritjen e financimit për kërkimin shkencor e arsimin e lartë si dhe kërkesa të tjera.

Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre e qeverisë ndërsa pedagogët kanë paralajmëruar se do futen në grevë urie nëse nuk ka reagim nga qeveria.

Njoftimi

“Sot, në ora 11:00, para Universitetit Politeknik të Tiranës, protesta e fuqishme kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë!” – shkruan Berisha.