Kreu i sindikatës së arsimit të lartë Sandër Kovaçi paralajmëroi sot qeverinë se ka edhe dy ditë kohë për të trajtuar kërkesat e tyre.
Ai pohoi se pedagogët kanë tre vite që e kanë nisur betejën e cila është shtuar dy muajt e fundit.
Sipas tij, qeveria deri tani nuk ka treguar deri tani interes për kërkesat thelbësore të tyre, ndërsa zgjidhjet që ka ofruar janë vetëm sa për sy e faqe.
“Lëvizje e pastër, nuk është e mbështetur as nga rublat ruse, por as nga lirat turke, as nga paratë e pistave që kanë kapur politikën. Këtë betejë e kemi nisur prej tre vitesh, por është intensifikuar prej dy muajsh, kur dërguam peticionin, shoqëruar me 6 javë protesta, 2 javë bojkot të procesit mësimor për një arsim të lartë publik cilësor. Qeveria ka treguar se nuk ka gojë për të reaguar dhe kom për zgjidhjen e çështjeve themelore, por ofron zgjidhje kozmetike. Në këto kushte pas një diskutimi është propozuar që të kalohet në trajtën e grevës së urisë apo ngujimit, si e vetmja formë, që e lejon ligji, që mund të bëjë efekt për të detyruar qeverinë që të vërë arsimin si prioritet kombëtar. Pasi e pritëm tre vite, i lam dy muaj kohë për të reaguar, i lëmë edhe dy ditë kohë për ti dhënë zgjidhje kërkesave tona. Më datë 2 tetor të gjithë jemi këtu.” – tha Kovaçi.