Mbi 13 persona kanë humbur jetën në Indi pas shembjes së një ure të rinovuar rishtazi në shtetin indian Gujarat, thanë autoritetet, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit nxorri më shumë trupa nga lumi Machchhu të hënën.
Tragjedia ndodhi rreth orës 18:30 me orën lokale të së dielës, kur qindra njerëz ishin sipër urës, sipas ministrit të Brendshëm të Gujarat, Harsh Sanghavi. Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar përgjatë gjithë natës. Shumë njerëz u shtruan në spitale në gjendje kritike, por disa humbën jetën për shkak të plagëve të rënda.
“Numri i të vdekurve në incidentin e shembjes së urës ka shkuar në 132.” – tha një zyrtar i lartë për Reuters të hënën, duke shprehur frikën se numri mund të rritet edhe më tej.
Ura 230 metra është ndërtuar në shekullin e 19-të, gjatë sundimit britanik. Ajo u rihap për publikun këtë javë, pas një rinovimi gjashtë mujor. Besohet se shkak për aksidentin është bërë struktura e paqëndrueshme, që nuk ishte në gjendje të përballonte peshën e numrit të madh të njerëzve që ecnin mbi të.