Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet Berishës: Dashkan të bëjnë revolucion Haxhiu me Qamilin, të kthejnë kohën që ka vdekur


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha pas thirrjeve të tij ndaj qytetarëve për t’u ngritur në protesta për të rrëzuar qeverinë.

“Sapo dëgjuat prologun e revolucionit të Haxhiut dhe Qamilit, ose aleancën anti-perëndimore të Qamilit dhe Haxhiut.”- tha Spiropali.

Sipas tij, Berisha sëbashku me Ilir Metën duan të rikthejnë kohën pas, kohën e tyre që ka “vdekur”.

“Mos kini asnjë dyshim që e njëjta gjë është në thelb, dhe s’ka rëndësi nëse ata vishnin poture dhe vinin thes apo kapele të tjera dhe këta vijnë me kollare dhe me kostum. Në thelb bëjnë të njëjtën gjë, duan të kthejnë orën pas, duan të kthejnë kohën e tyre, kohën që ka vdekur. Nuk më çudit fare që përdoret kjo foltore për të nxitur gjoja revolucionin e shumëpritur nga masat. E thotë ai që mori peng revolucionin e vërtetë demokratik të studentëve, të punëtorëve, të njerëzve të vuajtur, të përndjekurve, të të persekutuarve, të burgosurve! Ai që doli nga xhepi i pardesysë së atij që ishte President, drejt e në tribunën ku përvetësoi revolucionin e një populli të tërë. Dashka të bëka revolucion Haxhiu me Qamilin, që kur ishte President nuk e priste asnjë kre shteti, sepse s’mund ta priste. Një njeri që fliste për bombardime nga SHBA, i cili fliste për bunkerë, për ambasadorë të blerë dhe të shitur sepse nuk mbështesnin këtë.

Të tillë e kanë politikën këta, me të blerë me të shitur, me hajna, me të korruptuar. Kur janë këtu në këtë fopltore, siç bënë atëherë në 2005-ën. Hajnat, terroristët, bandat, këta-ata dhe më pas në qeveri të jap dorën, se s’ke qenë i tillë se ashtu më duhej mua për politikë. Ja kjo është politika e tyre. Nuk ka asnjë lidhje, as për dëshirën për progres, as për punën, as me këto raportet të zonjave Çupi dhe Denaj, as komisionet që ne ngremë këtu, nuk duan t’ia dinë fare ata se nuk ëështë punë e tyre të lexojnë këto e të flasin për këto, e të flasin për qytetarët, bashkitë dhe njësitë vendore.

Ata kanë vetëm një njësi në mendje, veten. Dy metra katrorë nën këmbët e tyre. Kjo është njësia e vetqeverisjes vendore, kjo është bashkia e tyre, kjo është qeveria e tyre, ai është pushteti i tyre. Metrat katrorë nën këmbë, se ku do i çojnë, do i marrin me vete apo jo, këtë nuk e dimë. Por dimë që askush askush nuk ka marrë me vete gjë përveç nderit apo turpit. E turpi është i tyre. Del këtu dhe flet për hajna, kujt i thotë hajnë ai, që është shpallur hajnë ndërkombëtar, dhe jo më pas se sa aleati ynë strategjik. Kujt i thotë bandë ai që edhe për pak tani po del parti e padëshiruar në SHBA, BE dhe kudo tjetër ku ka njerëz dhe deputetë, funksionarë e mbështetës që e duan Shqipërinë. Ndoshta edhe më shumë se këta që dalin dhe bërtasin këtu. Çfarë revolucioni do bëjë në 12 nëntor ky? Në emër të kujt do e bëjë revolucionin dhe në emër të kujt do e përmbysi qeverinë e zgjedhur me votë. Po këta nuk dinë gjë tjetër, ose të përmbysin me dhunë, ose duan të marrin pushtet në tavolinë. Si do e marrin pushtetin këto në tavolinë në bashki? Me këto 33 bashkitë e reja që kanë propozuar? Me këto do e marrin pushtetin, që janë ulur përpara hartës dhe kanë thënë “po cilat nga këto zona elektorale na japin pak më shumë vota ne”? I kanë ndarë ato 33 bashki dhe s’ka rëndësi a janë bashki urbane, a janë bashki rurale, a kanë qenë ndonjëherë qendra administrative, a kanë menaxhuar ndonjëherë. Grumbuj fshatrash që mund të na votojnë ne dhe oburra t’i propozojmë për bashki. Duke mos respektuar as këto grumbujt e fshatrave sepse duan t’i përdorin dhe ato si mish për top. Dushku, Shupenca, Bicaj etj. Zona që këta i konsiderojnë bastione elektorale.  Janë disa zona që këta i konsiderojnë si bastione elektorale. Mendojnë se bastionet do funksionojnë edhe në vitin 2023-shin.”- tha ministrja Spiropali.