Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 39-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, policia shoqëron disa persona


Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit në Tiranë.

Sipas policisë, i riu me iniciale B.S. është qëlluar me armë zjarri e ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

VIktima është identifikuar si Briken Sanaj nga Lezha.

Deri tani policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pranë Qafë Kasharit është gjetur një mjet duke u djegur që dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi

“Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.”