Vendosni fjalën kyçe....

Beteja ligjore me Kokalarin, Salianji fiton pafajësinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit


Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka fituar pafajësinë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, lidhur me padinë e ngritur ndaj tij nga aktivistja Evi Kokalari.

Përplasja mes Kokalarit dhe Salianjit nisi pasi ky i fundit deklaroi në media se bashkëshorti i aktivistes ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë, i financuar nga qarqet anti-shqiptare.

Kokalari paraqiti në gjykatë në nëntor të vitit të kaluar një padi kundër deputetit demokrat, të cilin e kishte kallëzuar për “Shpifje” dhe “Fyerje”.

Salianji në Mars të këtij viti ishte shpallur fajtor vetëm për fyerje nga GJKKO dhe ishte dënuar me 50 mijë lekë gjobë, por çështja vijoi në Apel i cili sot e shpalli të pafajshëm edhe për këtë akuzë.

Vendimi për deputetin demokrat është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani, Miliana Muça dhe Daniela Shirka.