Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi në emisionin “Frontline”, se Sali Berisha vendosi si kusht për bashkimin njohja e lidershipit të tij.
Gjekmarkaj theksoi se Edi Rama nuk mundet me një statut që i shërben një individi për qëllimet e tij.
“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë.
Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë. nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.
Kemi pritur me durim që do të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit.
Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë.
Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël
Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër.
Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”, tha Berisha.