Vendosni fjalën kyçe....

Greva e pedagogëve, Rama sulmon kreun e sindikatës: Shiksi i NonGratës ka marrë urdhër për ultimatum, grevë urie për rritje pagash bëjnë ata pa fe e atdhe


Kryeministri Rama i është përgjigjur paralajmërimit të pedagogëve për grevë urie nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje deri sot në orën 16:00.

Ai ka sulmuar kreun e sindikatës, Sandër Kovaçi, duke e quajtur atë ‘shiksi i nongratës’.

Sipas Ramës, grevë urie për rritje rroge bëjnë vetëm njerëit pa fe e pa atdhe, pa din e iman, që hedhin baltë e që nuk i shërbejnë Shqipërisë e shqiptarëve.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!” – shkruan Rama në Twitter.