Vendosni fjalën kyçe....

Humbi ndërsa eksploronte natyrën mbi “Shpellën e Piratëve”, gjendet pas 4-orësh turisti spanjoll


Një turist spanjoll ishte raportuar i humbur paraditen e sotme në Himarë, pasi kishte dalë për të eksploruar zonën.

Por pas katër orësh, sipas gazetës “Panorama”, turisti spanjoll është gjetur nga forcat zjarrëfikëse në vendin e quajtur “Shën Theodhor” mbi Shpellën e Piratëve. 

Ai nuk ka pasur asnjë lëndim dhe sikurse shihet në foton e shpërndarë për mediet ai shihet i buzëqeshur krah ekipit të emergjencës që i shkoi në ndihmë.