Inflacioni në Gjermani pritet të arrijë në 10.4% në tetor, sipas shifrave paraprake të publikuara nga autoriteti kombëtar i statistikave të vendit.
Tetori duket të jetë muaji i dytë radhazi kur fuqia ekonomike e BE-së do shohë inflacionin dyshifror. Norma u rrit nga 10.0% në shtator dhe është mbi nivelin e pritur 10.1%, tha Zyra Federale e Statistikave (Destatis) në faqen e saj të internetit.
Çmimet e energjisë ishin 43.0% më të larta në tetor 2022 se në këtë kohë të vitit të kaluar, dhe gjithashtu pati një rritje mbi mesataren të çmimeve të ushqimeve me 20,3%, shton Destatis.
Agjencia do publikojë shifrat e saj përfundimtare për këtë muaj më 11 nëntor.
Çmimet e konsumit kanë qenë në rritje në të gjithë BE-në, me normën e përgjithshme të inflacionit të bllokut që u ngjit në pothuajse 11% në shtator, e nxitur nga rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit.