Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Selanik, ku një 47-vjeçar shqiptar u përplas nga një kamion për vdekje, teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës.
Siç shkruajnë mediet e shtetit fqinj, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Michail Psellou” në Analipsi të Selanikut.
Rrethanat e aksidentit, janë duke u hetuar nga Departamenti i Policisë Charilaou Analipsi.
Persona pranë një biznesi fqinj, e kishin parë 47-vjeçarin në mëngjes duke bërë punë në makinë, por pas rreth dy orësh i panë këmbët të palëvizshme dhe kuptuan se diçka e dyshimtë po ndodhte.
Me shumë gjasa shqiptari mbeti i vrarë kur, teksa po përpiqej të rregullonte një gomë iu thye krikulli, duke e bërë atë të përplasej nga automjeti.