Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut e SHBA-ja nisin stërvitjet e mëdha ajrore


Koreja e Jugut dhe SHBA nisën të hënën stërvitjet e tyre të para të mëdha të përbashkëta ajrore në pothuajse pesë vjet. Stërvitjet, që përfshijnë më shumë se 240 avionë luftarakë, vijnë në një kohë të tensioneve të rritura me Korenë e Veriut, mes frikës se Pheniani mund të testojë një tjetër armë bërthamore.

Stërvitja pritet të zgjasë deri të premten e do përfshijë dislokimin e rreth 140 avionëve të Koresë së Jugut, duke përfshirë avionë të teknologjisë së fundit F-35A, si dhe avionë F-15K dhe KF-16.

Ndërkohë, SHBA-ja ka dërguar rreth 100 avionë, duke përfshirë ato F-35B dhe një numër avionësh të luftës elektronike dhe cisternë si dhe avionë zbulimi në lartësi të madhe U-2. Në manovra do marrë pjesë edhe Australia, e cila ka vendosur një cisternë transporti KC-30A.

Koreja e Jugut dhe SHBA do kryejnë rreth 1600 fluturime, që do të jetë numri më i madh ndonjëherë, sipas Forcave Ajrore të SHBA.

Stërvitjet ajrore SHBA-Korenë e Jugut vijnë mes shqetësimeve në Uashington se Pheniani mund të kryejë një tjetër provë bërthamore, pasi forcat bërthamore të Phenianit kohët e fundit pretenduan se kishin përfunduar me sukses një test bërthamor.