Ministri i jashtëm Sergej Lavrov thotë se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë ekonominë ruse ose të minojë stabilitetin politik në vend.
“Është e sigurt të thuhet se askush nuk do të jetë në gjendje të ndalojë ekonominë ruse ose të minojë stabilitetin e brendshëm politik.”– theksoi Lavrov sipas TASS.
Këtë deklaratë ai e bëri në një mesazh për pjesëmarrësit në një konferencë tematike botërore të bashkatdhetarëve rusë që banojnë jashtë shtetit, të quajtur “Bashkëpunimi ekonomik: Bashkatdhetarët dhe rajonet ruse. Duke iu përgjigjur Sfidave të Kohës”.
Sipas ministrit Lavrov, duke marrë parasysh veprimet “destruktive” të Perëndimit, Rusia vazhdon të ndjekë në mënyrë të qëndrueshme kursin e vet, pavarësisht nga çdo vështirësi.
“Ne u përballëm me sanksione më parë. Përvoja e dekadave të fundit na ndihmon të kemi sukses në tejkalimin e sfidës.”-vuri në dukje kryediplomati.
Lavrov theksoi se Rusia nuk po përballet me izolim në skenën ndërkombëtare. “Ne kemi shumë miq në të gjithë botën. Ne i forcojmë vazhdimisht marrëdhëniet me një gamë të gjerë vendesh brenda CIS, në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.”- specifikoi ai.
Ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se Moska nuk kërkon të murosej nga partnerët e saj të biznesit në Evropë dhe Amerikën e Veriut. “Nuk ka qenë kurrë zgjedhja jonë për të ndërprerë lidhjet reciproke të dobishme.”– përfundoi ai.