Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr videon: Nxënësi i nxorri bojën fasadës së investimeve të ‘Rilindjes’ në arsim, të rinjtë prioriteti kryesorë i PL-së


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka theksuar sot se për shkak të ‘Rilindjes’ së Ramës, arsimi në vend është më i braktisur, politizuar e rrënuar se kurrë.

Ai ka publikuar videon e një takimi të kreu të qeverisë me të rinjvë në Ersekë ku njëri prej tyre kritikon kryeministrin.

Meta shkruan se censura nuk arriti dot të ndalte nxënësin që ‘i nxorri bojën fasadës së investimeve të ‘Rilindjes’ në arsim.

Meta thekson më tej se për Partinë e Lirisë, arsimi është prioriteti kryesor kombëtar.

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot. Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore. Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit. Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë!” – shkruan Meta.