Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Politika e rilindasve kalon nga krevati


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me fluturimet e tij me charter.

Në një intervistë me televizionin “News 24”, Vasili tha me ironi tha se politika e “Rilindasve” duket se kalon nga krevati.

“Shqipëria nuk është një vend kaq hermetik që nuk dalin fjalët. Ka prej tyre që kanë udhëtuar. Disa kanë ndjerë një lloj frustrimi. Këta punën e krevatit e kanë pak me merak rilindasit, e keni dëgjuar që porosisin krevat dopio në zyrë. Ky e do avionin në krevat. Mesa duket shpesh politika e tyre kalon nga krevati. Nuk jam i çuditur kur ma thanë. Kur politika nuk ecën me udhën e ligjin, mekanizmat do të jetë ose krevati ose paraja e qelbur, pra gjithmonë gjëra që vijnë erë.”– u shpreh Vasili.