Gazetari Ylli Rakipi e quajti deputetin e PD-së Belind Këlliçi, që garon në primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, të njëjtë me kryebashkiakun Veliaj ndaj të cilit kërkon të kandidojë.
Dyshja u përplas mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV. Rakipi i kërkoi demokratit që t’i jepte disa emra oligarkësh që denoncon PD-ja e që marrin leje ndërtimi në Tiranë apo tendera në Shqipëri ndërsa Këlliçi e quajti gazetarin ‘cinik’ e ‘jashtë realitetit’ dhe se nuk ndodhej aty për të vënë gjoba.
Ndërsa Rakipi këmbënguli që Këlliçi t’i jepte disa emra duke e quajtur disa herë njësoj si Erion Veliaj, demokrati iu përgjigj duke e quajtur këtë, mënyrë të vjetër të të bërit politikë dhe se nuk do gjobiste askënd, siç ishte bërë në të shkuarën.
Debati
Ylli Rakipi: PD ka denoncuar shpesh faktin, po vetëm kështu formalisht pa thënë gjëra konkrete që veçanërisht Tirana u është ndarë 5-6 njerëzve të pasur. Që ne, shoqëria shqiptareka filluar t’i quajë oligarkë. Tani Belind Këlliçi, që kërkon të vijë në krye të Bashkisë së Tiranës, qytetari numër një, a mund ti rendisni dot Ylli Rakipit 3-4 nga këta emrat këtu. Edi Rama njeherë në parlament i thotë Lul Bashës. Filani thosh, bap i ra koka poshtë Lul Bashës. Ata që kishte PD-ja, i rrëmbeu Edi Rama dhe i rriti i bëri më të mëdhenj. Di të më thuash ti tani 3-4 emra nga këta.
Belind Këlliçi: Me të vërtetë ke një djalë të ri përpara po kam përshtypjen që shpeshherë je shumë cinik në pyetje dhe je shumë jashtë realitetit.
Rakipi: Pyetje cinike nuk ka. Unë po të kërkoj emra oligarkësh. Unë vazhdimisht jashtë realitetit Kjam uroj që të jesh ti brenda realitetit.
Këlliçi: Të sfidoj të më gjesh mua një lidhje të vetme me një oligark. Më lër të të jap përgjigje. Një arsye se pse ti nuk do dëgjosh gjuhën e vjetër të përdorur nga unë, siç është përdorur më parë është se unë nuk i vë gjobë askujt dhe nuik bëj presion biznesit për të ardhur për t’u kollitur te unë. Nuk jam kundër biznesit të ndershëm.
Ylli Rakipi: Ç’lidhje ka kjo me gjobat. Epo ti s’ke ndonjë ndryshim nga Erion Veliaj. Ti qenke si Erion Veliaj, vetëm fytyrë paskeni ndryshe. Ti qenke njëlloj me Erion Veliajn. Asnjë ndryshim. Unë po të them emra oligarkësh zotëri. Ti po më thua mua cinik.
Belind Këlliçi: Fyerje më të rëndë se kjo nuk ka, të më thuash se jam si Erion Veliaj. Nuk bie pre e jotja Ylli.
Ylli Rakipi: Unë të kërkova emra oligarkësh. Ti ishe pardje në dasmën e tjetrit, ulur me oligarkun në tavolinë. Në tavolinë kishit këta që u thoni oligarkë dhe keni frikë t’u thoni emrat.
Belind Këlliçi: Unë kam qenë në dasmën e shokut të forumit dhe kam qenë me gjashtë vetë të forumit. Të them unë emër për emër kë kam pasur në tavolinë. Kam pasurnë tavolinë gjashtë të rinj të forumit rinor.
Ylli Rakipi: Në rregull, ke tre emra oligarkësh? Kush janë oliagarkët? Ju bërtisni për oliagarkët. Dhe e quant i gjuhë të vjetër këtë.
Belind Këlliçi: Unë nuk kam ardhur këtu për t’i vënë gjobë askujt Ylli. Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve. Kjo është praktikë gjobash.
Ylli Rakipi: Jo dasma e forumit, por dasma e Shkëlzenit. Po flas që rrije me oligarkun.
Belind Këlliçi: Unë nuk ju vë gjoba oligarkëve.
Ylli Rakipi: Ti ke qenë aty me oligarkë, të lani dhe të lyeni. Si qenka pyetje cinike kur unë pyes kush janë oligarkët? Nuk thua asnjë emër. Do të bëhesh kryetar Bashkie ti nesër?!”