Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Korça: Po bëjmë gati ligjin për “nomadët digjitalë”, fitojnë shumë por nuk e thonë nga frika e Tatimeve


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me të rinj në Korçë të cilët janë të vetëpunësuar përmes teknologjisë.

Në këtë takim Rama u shpreh se ka një mungesë legjislacioni lidhur me këtë fushë që thotë se shumë shpejt do të përpilohet një projektligj.

Kryeministri tha se të rinjtë e vetëpunësuar online, apo “nomadët digjitalë” siç i quan ai shpesh nuk i thonë me zë të lartë shumat që fitojnë, pasi kanë frikë se do të kapen nga Drejtoria e Tatimeve.

“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë.”- tha Rama.

Kryeministri tha se duke punuar online arrin të fitosh shuma që kalojnë edhe 3-4 mijë dollarë në muaj.

“Nuk dua që të mbaj edhe unë një fjalim dhe kaq, por dua më shumë që të bëjmë bashkëbisedim. Meqenëse e kam përmendur Korçën kaq shumë për të rinjtë që në hije bëjnë punë për botën, mund të punojnë të pashqetësuar në botën dixhitale. Kushdo nga ju e ka këtë shembull për ta thënë, le ta thotë. Tani ajo shyqyr që foli pas kaq vitesh dhe nuk i punon mikrofoni. Ndizjani mikrofonin.

Ti i ke tejkaluar planet tona (i drejtohet një vajze), sepse plani jonë është që ne t’u krijojmë mundësi të rinjve të punësohen. Disa bëjnë më shumë se 4 mijë dollarë në muaj me punë online. Ju duhet të kuptoni që Konica thoshte se në Shqipëri të falin çdo gjë përveç suksesit. Meqë këtu jam unë, pasi juve ju bënë meme, por juve nuk u njihte njeri, ndërsa për mua thoshin po ky nuk është në vete. Mos u qaj që ju kanë bërë meme, sepse tani do të thonë patronazhiste. Juve jo vetëm keni bërë këtë gjë me shumë kurajo dhe shpirt iniciative, por keni qenë edhe një shtysë domethënëse për ne. Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën. Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin.”- u shpreh kryeministri.