Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari


Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Durrës, pas një sherri.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në sheshin “Pranvera”. Adoleshenti i plagosut ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë vënë në pranga 20-vjeçarin e dyshuar për plagosjen.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”– thotë Policia.