Një shpërthim është regjistruar në Lushnjën mbrëmjen e kësaj të marte.
Shpërthimi ka ndodhur në një banesë private
Shkaqet e vendosjes së tritolit janë ende të paqarta.
Lënda plasëse është hedhur nga disa persona të cilët po lëviznin me makinë në lagjen Nr.18.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e banesës.