Këngëtarja Taylor Swift është bërë artistja e parë në histori që ka fituar çdo vend në “top 10”-shen e listës së “Billboard” të 100 këngëve më të mira në SHBA.
Ajo ia kalon edhe Drake, i cili mbante rekordin e mëparshëm prej nëntë nga 10 këngët më të mira në shtator 2021. Para tij, vetëm Beatles kishin tetë nga këngët e “top 10”-shes e vitit 1964.
“Billboard Hot 100” është tabela standarde e rekordeve të industrisë muzikore në Shtetet e Bashkuara për këngët, e publikuar çdo javë nga revista Billboard. Renditja bazohet në shitjet, luajtjen në radio dhe transmetimin në internet në Shtetet e Bashkuara.
Dominimi i Swift-it është falë albumit të saj të fundit të titulluar “Midnights”, i cili është bërë albumi më i shitur i vitit 2022.
32-vjeçarja kryeson listën me këngën “Anti-Hero”, refreni i të cilës është kthyer shpejt në një trend të Tik Tok.
“Jam unë. Përshëndetje! Unë jam problemi, jam unë.”– është refreni viral.
Pjesa tjetër e top dhjetëshes përfshin këngët e si Lavender Haze, Maroon, Snow On The Beach, Bejeweled dhe Karma.
10 out of 10 of the Hot 100??? On my 10th album??? I AM IN SHAMBLES. https://t.co/q1n5Zc6pYA
— Taylor Swift (@taylorswift13) October 31, 2022
Të 13 këngët e albumit të saj bëjnë 15 këngët më të mira, të ndërprera vetëm nga “Unholy” e Sam Smith që qëndron në vendin e 11-të dhe “Bad Habits” e Steve Lacy në vendin e 12.
“Midnights” debutoi në vendin e parë në tabelën e albumeve në SHBA, duke shitur 1.4 milion kopje.
Top Dhjetëshja e Billboard