Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Fermerët hedhin prodhimet në kanal, Rama iu kërkon të jenë të lumtur


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për varfërimin e fermerëve dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi.

Në një deklaratë për mediet, Blushi tha se Rama u tall me fermerët gjatë takimit që zhvilloi në Korçë, të cilët tha se ata i hedhin prodhimet në kanal.

“Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe i hedhin prodhimet e tyre në rrugë dhe në lumenj, pse të rinjtë po largohen nga fshati.

Edi Rama nga Korça edhe sot u tall me fermerët duke premtuar mrekulli, kur në fakt ka patur dhjetë vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhembshëm që vetë fermerët e pohojnë me gojën e tyre.

Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Edi Rama u kërkon të jenë shumë të lumtur. Shqipëria është në një gjendje emergjence. Shteti ka rënë në çdo aspekt dhe ka falimentuar, pikërisht për faj të Edi Ramës që në 10 vjet bëri ekspertimente me shqiptarët.”– tha Blushi.

Ai ndau dhe një fragment nga deklaratat e fermerëve sot të cilët thanë për mediet se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot.

Blushi tha se fermerët ndihen të braktisur dhe bujqësia është në gjendje zie, ndaj Partia e Lirisë merr disa angazhime të cilat ai i liston me radhë.

Deklarata e Blushit

Të nderuar qytetarë dhe fermerë në mbarë vendin

Dhjetë vite në pushtet, Edi Rama nuk mbajti premtimet për bujqësinë dhe fermerët, që më shumë se kurrë po vuajnë pasojat e rënda të krizës ekonomike që ka pllakosur vendin.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe i hedhin prodhimet e tyre në rrugë dhe në lumenj, pse të rinjtë po largohen nga fshati.

Edi Rama nga Korça edhe sot u tall me fermerët duke premtuar mrekulli, kur në fakt ka patur dhjetë vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhembshëm që vetë fermerët e pohojnë me gojën e tyre.

Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Edi Rama u kërkon të jenë shumë të lumtur. Shqipëria është në një gjendje emergjence. Shteti ka rënë në çdo aspekt dhe ka falimentuar, pikërisht për faj të Edi Ramës që në 10 vjet bëri ekspertimente me shqiptarët.

Fermët ndihen të braktisur dhe bujqësia është në gjendje zie, ndaj Partia e Lirisë në qeverisjen e saj angazhohet për:

             Nxitjen e prodhimit bujqësor, rritjen e përpunimit agroindustrial, rritjen e eksporteve dhe rritjen e burimeve dhe rezervave ushqimore per vendin.

             Mbështetjen financiare te bujqësisë duke synuar rritjen e investimeve publike dhe private si dhe uljen e kostos së lartë të inputeve bujqësore dhe te punimit të tokës.

             Rritjen e investimeve bujqesore nepermjet mbeshtetjes me kredi te buta dhe fonde grant te fermereve dhe sipermarresve.

             Nxitjen e prodhimit bujqesor dhe uljen e kostos se tij, duke ulur ndjeshem barren tatimore dhe tarifore për lenden e pare në bujqësi dhe blegtori.

             Uljen e taksave dhe tarifave per naften e bujqesise dhe te peshkimit

             Nxitjen e rritjes se numrit te krereve dhe te prodhimit blegtoral duke rritur mbështetjen financiare me pagesa direkte për numer kreresh dhe per cdo njesi prodhimi te dorezuar. Mbeshtetje direkte per rasatin, peshkimin dhe bletarine.

             Mbikqyrjen dhe rregullimin e tregut te imputeve bujqësore, plehra kimike, fidanë, fara, pesticide, etj për të penguar rritjen abuzive te çmimeve.

             Rritja e kapaciteteve dhe e mirëmbajtjes së sistemeve kulluese dhe vaditëse.

             Përfundimin e dhënie e çertifikatave të pronësisë mbi tokën dhe krijimin e tregut te saj.

             Mbeshtetje me perparesi te investimeve ne sipermarrjet agro-turistike, garantimin e mbrojtjes  dhe te certifikimit te tyre. Nxitjen dhe regjistrimin e markave shqiptare te prodhimeve bujqesore.

             Zbatimin e skemave te financimit te Bujqesise te orientuara drejt rezultatit sipas modeleve me te sukseseshme te Maqedonise se Veriut.

             Pajisja me Kartën e Fermerit per te mundesuar dhe garantuar zbritjen automatike te pagesës së TVSh-së për inputet bujqësore, (plehra kimike, fidanë, fara, naftë), dhe blegtorale, si ushqimi per blegtorine,  dhe pershpejtuar pagesat per rimbursimet dhe subvencionet.

             Krijimin dhe venien ne funksion te nje platforme keshillimore dixhitale, per transferim te shpejte te njohurive dhe te praktikave te mira te prodhimit te fermeret. Parandalimin nepermjet saj te humbjeve nga demtuesit dhe semundjet te bimet dhe kafshet.Vleresim me ane te saj te treguesve te cilesise se tokave, hartezimin e  parcelave, etj

             Mbeshtetjen per krijimin e  Shoqerive te Bashkepunimit Bujqesor te orientuara drejt tregut dhe kerkesave te ti.j

             Krijimin e Burses Bujqesore per te parandaluar spekulimet me cmimet ne shitblerje te prodhimeve ne tregje.

             Zbatim me rigorozitet i masave kunder fallsifikimit ushqimor, te produkteve bujqesore dhe blegtorale.

             Forcim i sigurisë ushqimore ne te gjithe zinxhirin prodhues sipas parimit nga ferma ne tavoline. Garantim i imputeve dhe procesit te prodhimi të sigurtë. Ndërtimi i një laboratori të kontrollit ushqimor për çdo qark.

Dështimi i Edi Ramës ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë që Rilindja ka sjellë vetëm mjerim për Shqipërinë.

Në aleancë me qytetarët do ta çojmë Edi Ramën në shtëpi dhe Shqipërinë në rrugën e duhur. Ora e llogaridhënies por afron!

E ardhmja u përket njerëzve te ndershëm, që jetojnë më punë të ndershme dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur lirinë e tyre!

Ju faleminderit!