Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj mbledh kryesinë pas dështimit të bashkimit, të pranishëm 13 nga 18 anëtarë


Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot pasdite Kryesinë pas dështimit të negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Mbledhja ka nisur në orën 18:00 ku është diskutuar pikërisht kjo çështje si dhe hapat e ardhshëm të grupit të Alibeajt.

Por vendimmarrja e Kryesisë duket e vështirë, kjo për faktin se nuk është arritur kuorumi për të marrë vendime.

News24 raporton se vetëm 13 anëtarë të Kryesisë kanë qenë të pranishëm në mbledhje nga 18 që duhen për të plotësuar kuorumin.

Të pranishëm në mbledhje ishin: Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi, Indrit Sefa, Gazment Bardhi, Taulant Zeneli, Fitim Zekthi, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Juela Hamati, Gazment Koduzi, Enkeljed Alibeaj, Jonila Godole dhe Kreshnik Çollaku.