Shkrimtari i njohur grek i librave për fëmijë, Vassilis Papatheodorou është arrestuar për posedim të materialeve pornografike për fëmijë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.
Gazeta Protothema shkruan se Papatheodorou i cili është dhe menaxher i një shtëpie të madhe botuese u arrestua pasi u “kap” nga softueri special i Prokurorisë së Krimeve Elektronike duke vizituar dhe shkarkuar materiale pornografike me të miturve.
Pas një hetimi që zgjati më shumë se një muaj, analistët e Prokurorisë gjetën në dosjet e tij më shumë se 100 video me materiale të forta pornografike me fëmijë nën moshën 12 vjeç. Kështu, ai u arrestua duke u përballur me akuza penale, u la në paraburgim dhe u nis për në burgjet e Tripolit.
Rasti nga oficerët e shërbimit vlerësohet tejet i rëndë, pasi po hetohen edhe lidhjet e tij me qarqet globale të pornografisë së fëmijëve, ndërsa po shqyrtohet mundësia nëse përveç shkarkimit të materialit të neveritshëm, i pandehuri në fjalë ka pasur edhe aktivitete të tjera.