Vendosni fjalën kyçe....

Biden ‘e humb fillin’ sërish, ngatërron Rusinë me Irakun: Inflacioni global për shkak të luftës atje


Presidenti Joe Biden pati një tjetër ‘ngrirje truri’ gjatë një fjalimi në Florida të martën, teksa foli për ‘luftën’ e vazhdueshme në Irak dhe gjithashtu pretendoi se Iraku ishte vendi ku vdiq djali i tij.

“Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit mbi naftën dhe atë që po bën Rusia, më falni, luftën në Ukrainë.” – tha Biden.

“Unë mendoj për Irakun sepse atje vdiq djali im.” – shtoi ai, si një justifikim për ngatërresën që bëri.

Megjithëse djali i presidentit amerikan, Beau Biden shërbeu në Irak, ai nuk vdiq atje. Ai vdiq në vitin 2015 në ‘Walter Reed National Medical Center’ në Maryland pas një beteje të gjatë me kancerin në tru, gjashtë vjet pasi shërbeu në Irak. Beau Biden ishte 46 vjeç.

Presidenti amerikan shpesh fajëson gropat e djegies në Irak për sëmundjen e të birit me tumor në tru.

Presidenti e bëri këtë pohim edhe në tetor, gjatë një fjalimi në Kolorado.

“Unë e them këtë si babai i një njeriu që fitoi Yllin e Bronzit, medaljen e spikatur të shërbimit, dhe humbi jetën në Irak.” – tha ai.

Biden komentoi inflacionin dhe luftën në Ukrainë gjatë një fjalimi për të ardhmen e programeve qeveritare si Sigurimet Sociale dhe Shëndetësore në Florida.

“Një Senator nga Florida që kërkon Sigurimë Shëndetësore e Sociale!?” – pyeti ai, duke iu referuar Senatorit republikan Rick Scott.

“Kush dreqin mendojnë se janë?”

Republikanët mohojnë çdo plan për të shkurtuar Sigurimet Sociale ose Shëndetësore, por Biden ka përdorur në mënyrë të përsëritur sulmin e njohur të demokratëve përpara zgjedhjeve afatmesme.

Presidenti tha gjithashtu se kostoja e mallrave ushqimore është e lartë ‘sepse Putini po ndërpret furnizimet me drithëra’.

Biden e kaloi pjesën më të madhe të fjalimit të tij duke akuzuar republikanët se po përpiqeshin të shkurtonin ose eliminonin dy programet e lartpërmendura, duke këmbëngulur se ata planifikonin të bllokonin qeverinë nëse presidenti kundërshtonte të shkurtonte ose eliminonte programet.

Ai e kaloi pjesën më të madhe të fjalimit të tij duke shprehur zemërim ndaj republikanëve dhe e përfundoi fjalimin e tij me një sulm përfundimtar ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti i ruajt trupat tona dhe Zoti u dhëntë miqve tanë republikanë sadopak ndriçim.” – tha ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart