Të paktën pesë policë janë vrarë në Ekuador të martën në sulme të ndryshme në përgjigje të transferimeve të të burgosurve nga burgjet e mbipopulluara e të dhunshme, duke bërë që presidenti Guillermo Lasso të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca.
Sulmet dyshohet se janë kryer nga një ose disa grupe që i sulmon ata kudo që i sheh. Presidenti i vendit Lasso, një konservator, ka fajësuar vazhdimisht grupet kriminale me lidhje brenda burgjeve, që përplasen për trafikun e kokainës me njëri-tjetrin si dhe me forcat qeveritare.
Makina e policisë e shkatërruar nga atentati me armë zjarri
Ekuadori është një pikë tranziti për drogën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Sulmet gjatë natës dhe herët në mëngjesin e të së martës, përfshijne nëntë shpërthime në dy qytete dhe janë shpallje e hapur e luftës nga bandat, tha Lasso.
Grupi i armatosur që dyshohet se qëndron pas sulmeve ndaj policisë
“Ajo që ndodhi mesnatën e shkuar e sot në Guayaquil dhe Esmeraldas tregon qartë kufijtë që krimi i organizuar kombëtar e ndërkombëtar është i gatshëm të kapërcejë.” – tha Lasso.
Ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në provincat Guayas dhe Esmeraldas, ku forcat e sigurisë do shtojnë operacionet ndërsa një shtetrrethim do hyjë në fuqi nga ora 21:00 më orën lokalë.
Sulmi me bombë ndaj një pike karburanti në Ekuador
Gjashtë shpërthime u raportuan herët në mëngjes të martën në disa zona të qytetit perëndimor të Guayaquil, tha policia, ndërsa dy policë u vranë në një sulm ndaj një makine patrullimi në periferi.
Tre oficerë të tjerë u vranë në qytet dhe zonat aty pranë më vonë gjatë ditës, tha policia në Tëitter.
Tre shpërthime u raportuan në Esmeraldas dhe shtatë oficerë burgu u morën peng nga të burgosurit në shenjë proteste ndaj transferimeve të të burgosurve.
Oficerët u liruan pas negociatave, tha agjencia e burgjeve SNAI.
Polici i vrarë në Ekuador mbrëmjen e djeshme
Sistemi i burgjeve të Ekuadorit është përballur me probleme strukturore për dekada, por dhuna në burgje është rritur që nga fundi i vitit 2020, duke vrarë të paktën 400 njerëz. SNAI tha se 515 të burgosur ishin transferuar deri më tani nga burgu i Guayaquil, më i dhunshmi i Ekuadorit, te burgje të tjera në mbarë vendin.