Vendosni fjalën kyçe....

Ishin false – Prokuroria e Tiranës sekuestron 232 mijë lekë të prerjeve të ndryshme, në pranga një person


Foto ilustruese

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një shumë prej 232 mijë lekësh, në kartmonedha të prerjeve të ndryshme ndërsa është vënë në pranga poseduesi i tyre.

Paratë dyshohet se janë të falsifikuara.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Në kuadër të procedimit penal nr.6877/2022, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.12258, datë 28.10.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasin R. K., lindur dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër për të cilin po punohet për identifikimin e tij, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i monedhave” nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së bashku me shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë dokumentimin e këtij aktiviteti të paligjshëm si dhe në kuadër të këtij procedimi është bërë sekuestrimi i shumës monetare prej 232.000 lekësh të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.