Sot është mbajtur i pari takim i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PL-së Ilir Meta ngriti shqetësimin për shpopullimin e vendit dhe u bëri thirrje qytetarëve që në 12 nëntor të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita. Ai akuzoi qeverinë se ka një plan që në vend të mbetet vetëm një pakicë e shoqërisë e cila është e pasur.
Meta u shpreh i bindur në fitoren e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
“Garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë që Rilindja i ka shpallur luftë të programuar se forcimi e zgjerimi i saj është garanci për demokracinë. Ndaj qëllimisht me arrogancë injorohen kërkesat e pedagogëve. Dje partia takim me përfaqësi të prindërve parashkollor për një kopsht që është mbyllur. Për shkak të ramaformës po bëhet çdo përpjekje për të zvarritur procedurat ndërsa fëmijët pësojnë traumë. Arbitraritet që nu kursen s shëndetin mendor të vogëlueshve. Ç’mund të presësh nga një skizofren? PL fton qytetarët që në 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit e nëpërkëmbjes të drejtave të shqiptarëve, ka marrë fund. I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të bashkohen me moton për të larguar qeverinë grabitëse të të ardhmes së tyre e për t’i dhënë fund largimit të të rinjve nga Shqipëria. E thanë edhe britanikët, është plan për shpopullimin e vendit që të rrinë një pakicë e pasur. Projekti ka marrë fund. Për këtë jemi angazhuar që në 25 Korrik. Shqipëria do i përkasë të rinjve e shqiptarëve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj. Mbrëmjen e 14 Majit jam i sigurt do jemi të gjithë në shesh të festojmë rikthimin e demokracisë, por duhen shtuar përpjekjet që kjo të bëhet që më përpara.”– tha ai.
Sot PL do të zgjedhë sot Kryesinë e re, Zëvendëskryetarin e ri, Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët. Për Kryesinë e re, janë 33 emra nga të cilët do zgjidhen 22 prej tyre.