Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar sot me delegacionin e “Aleancës për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka publikuar një foto nga ky takim në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se bashkë me Arben Tavarin theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Meta thotë se Partia e Lirisë mbështet plotësisht përmirësimin e pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve.
“Kënaqesi të prisnim sot delegacionin e ‘Aleancës për Shqiptarët’ në Maqedoninë e Veriut.
Së bashku me Kryetarin e ASH, z.Arben Taravari theksuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Përmirësimi i pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve gëzon mbështetjen e plotë së Partisë të Lirisë.
Së bashku edhe për përshpejtimin e integrimit europian.”– shkruan Meta.