Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë një grua 56-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte prenotuar bileta udhëtimi në një agjenci turistike, por nuk kishte kryer pagesën. Prenotimet ajo i kishte bërë nëpërmjet telefonit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Dh., 56 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka prenotuar bileta udhëtimi, nëpërmjet telefonit, në një agjenci turistike dhe nuk ka kryer pagesën për këtë shërbim.”– bën me dije policia.