Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e pedagogëve/ Kovaçi paralajmëron: Do të hyjmë në grevë urie nëse presidenti na jep garanci për jetën


Pedagogët paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë urie nëse presidenti i vendit i jep garanci për jetën.

Këtë deklaratë e bëri sot kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi para Korpusit Universitar.

Ai deklaroi se nëse marrin garanci, 30 pedagogë do hyjnë në grevë bashkë me familjarët e tyre.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore në këtë vend. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Nëse marrin garanci për jetën, rreth 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë urie. Do jenë në pritje të një përgjigjeje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen nga institucionet do e presin në ambientet e politeknikut.”– tha Kovaçi.

Ky vendim vjen pasi sot ka skaduar ultimatumi i pedagogëve i vënë ndaj qeverisë shqiptare, për plotësimin e kërkesave të tyre.