Marrëveshja e grurit në Detin e Zi do rifillojë që nga mesdita e së mërkurës, njoftoi presidenti turk Erdogan pas bisedimeve me homologun e tij rus Putin.
“Pas bisedës sonë telefonike me Putinin dje, që nga mesdita e sotme, dërgesat e grurit do vazhdojnë siç ishte planifikuar më parë.” – tha Erdogan në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në parlament.
Erdogan tha se do të ketë një telefonatë më vonë të mërkurën me homologun e tij ukrainas Zelensky.
Rusia njoftoi të shtunën se do pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e eksportit të drithit në Detin e Zi të ndërmjetësuar nga OKB për shkak të sulmeve të Ukrainës ndaj anijeve të Flotës së saj të Detit të Zi.