Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti: Ndërgjegjja qytetare më shtyu të hyja në garë, shpopullimi fatkeqësi për vendin


Kandidati i Primareve për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për emisionin “Frontline” tregoi se çfarë e shtyu atë të hynte në garë.

Alimehmeti tha se ishte ndërgjegjja qytetare e cila bëri që të hynte në garë.

Ndërgjegjja qytetare. nuk do kisha mundësi të shihja veten në pasqyrë nëse do e dija që kam mundësi të ndryshoj dy gjëra dhe të mos bëj asgjë. Unë nuk po shoh më pas, po shoh para”-tha Alimehmeti.

Më tej ai tha se situata ku ndodhet shoqëria zgjidhet vetëm duke parë përpara.

Jam i po të njëjtit mendim, duhet ndërgjegje qytetare për të përmirësuar situatën ku jemi. Të gjithë ne, dalim në Tiranë dhe ndjejmë dhimbje për situatën ku kemi rënë, pse ka ndodhur kjo dhimbje e parë që në 7 korrik u shndërrua në protestë, që do ndiqet nga ajo e 12 nëntorit. Aftësia është që dhimbjen ta marrësh e ta kanalizosh, e heqim nga rreziku për të shkuar drejt dhunës konstruktive dhe e çojmë në dhimbje konstruktive. Këtë e bëjmë në emisionin e mjekut.

Fatkeqësia jonë është që ecim me kokën pas. Nëse ecim në rrugë me kokën pas një moment do na ndodhë një aksident. Brezit të ri nuk i takon e shkuara por si do ecet para. Shifra dëshpëruese, 780 mijë shqiptarë në 10 vite u larguan nga vendi, të rinj e familje të tëra. Shpopullimi problemi kyç.

Nëse pajtohemi me këtë gjë mjaftueshëm gjatë pa reaguar jemi duke pranuar se një ditë të gjithë do largohemi nga vendi.

Jam kthyer në 2014 pasi ika për specializim dhe u ktheva të vë në dobi të vendit dijet që mora.

Nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar situatën a mund ta quajmë veten qytetarë? Situatë e shkaktuar nga një grup u vogël dhe e vuajnë të gjithë të tjerët. Ose bëhemi bashkë ose truri largohet.

1/3 e 18-vjeçarëve janë larguar për studime, nuk kthehen më. Janë 10 mijë 18-vjeçarë. Duhet të marrim situatën në dorë”-tha Alimehmeti.