Për kreun e PD-së, Sali Berisha, mbyllja e RTV Ora është një sulm i urrejtjes së Edi Ramës në kundërshtim me ligjin dhe parimet themelore. Ai tha se kjo përbën një shkelje flagrante të kushtetutës së vendit dhe të drejtave të njeriut.
“Ndaj RTV Ora, me të gjithë urrejtjen e Edi Ramës, në kundërshtim të ligjit dhe parimeve themeloret, shpallet konfiskimi, pa paraqitur asnjë dokument. Dhe bëhet kjo vetëm se ata familjarisht, kritikat i konsiderojnë mbetje helmi. Kur bëhet fjalë për një medie është çështje madhore. Askush nuk ka parë një të dhënë konkrete se cili është shkaku që mbahet ky qëndrim ndaj kësaj medie” – tha ai.
Berisha tha se Edi Rama ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit. Ai tha se Rama e ka bërë me telefon këtë kërkesë dhe Ylli Ndroqi e ka rrefuzuar.
“Në marrëdhëniet e pronarit të këtij televizioni dhe Edi Ramës, di këtë gjë. Rama në një telefonatë për një biznes ka pretenduar për ryshfet 10 milionë euro. Dhe pronari i është përgjigjur “se nuk ndodh”. I kam bërë thirrje Ylli Ndroqit që ta bëjë publike këtë. Unë jam informuar për këtë pothuajse në kohë reale. 1 ose 2 ditë pas ngjarjes. Dhe unë kam shumë dyshime se këtu ka filluar dhe sherri.
Më janë thënë edhe pasazhe të tjera të kësaj bisede. Ai që erdhi dhe ma tha këtë. Ai e konsideronte fatkeqësi të madhe që kryeministri pretendonte shuma të mëdha. Ai ka shndërruar në titull ekzekutiv vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Në çdo vend ka sistem me 3 shkallë. Ky ka vetëm vendim të shkallës së parë” – tha Berisha.