Vendosni fjalën kyçe....

Bogdani komenton foton me Mirel Mërtirin: Nuk kam përfituar asnjë cent nga inceneratorët


Kandidati për primaret e Tiranës, Gert Bogdani në një intervistë në emisionin “Opinion” ka folur për foton e tij në Zimbabve me Mirel Mërtirin një nga pronarët e inceneratorëve.

Ai sqaroi se fotoja është kryer në vitin 2019 dhe ka qenë pjesë e punës së tij pas parlamentit.

Kjo është pjesë e punës që kam bërë pas parlamentit, pjesë e vizitave për shkëmbime ekonomike në biznese të vendeve të ndryshme, jo vetëm në atë vend , por dhe në vende të tjera”, tha Bogdani.

Ai siguroi se nuk ka përfituar asnjë cent nga kjo veprimtari.

Në mënyrë absolute dhe keni dokumentet e komisionit hetimor, Gert Bogdani nuk ka asnjë lidhje interesi ekonomik, asnjë cent . Kanë dalë listë pagesat me hakerime, pa hakerime, emrin  Gert Bogdani nuk e gjeni në asnjë vend”, tha Bogdani.