Portieri i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer, ka vuajtur nga kanceri i lëkurës dhe ka kryer tre operacione për të luftuar sëmundjen, njoftoi të mërkurën fituesi i Kupës së Botës 2014.
36-vjeçarja zbuloi lajmin në një njoftim për shtyp dhe një video në Instagram teksa çelte një gamë të re prodhimesh për kujdesin e lëkurës, Newkee, me kampionen tre herë të tenisit në Grand Slam, Angelique Kerber.
“Ne të dy kemi një histori shumë personale të sëmundjeve të lëkurës.” – tha Neuer.
“Në rastin e Angelique është hiperpigmentim i lidhur me diellin, dhe në rastin tim është kanceri i lëkurës në fytyrën time, të cilin tashmë më është dashur ta operoj tre herë.”
Njoftimi për shtyp është hera e parë që Neuer ka folur për diagnostikimin me kancer dhe ai ende nuk ka treguar se kur janë kryer operacionet.
Bild beson se Neuer mund të kishte mësuar se kishte kancer rreth dhjetorit të vitit 2021, pasi u pa me një mbrojtëse në fytyrën e tij.
Neuer, i konsideruar gjerësisht si një nga portierët më të mirë në botë nga fillimi i viteve 2010 e tutje, aktualisht është jashtë futboillit për shkak të një dëmtimi në shpatull që e ka lënë jashtë fushës që nga fillimi i tetorit.
Ai përballet me një garë me kohën për të luajtur tre ndeshjet e fundit me Bajernin e Mynihut përpara se ekipi kombëtar gjerman të shkojë në Katar për Kupën e Botës 2022.
Gjermania do të përpiqet të barazohet me pesë herë fituesin rekord të Brazilit në Katar dhe do të fillojë fushatën e saj në Grupin E kundër Japonisë më 23 nëntor përpara se të përballet me Spanjën dhe Kosta Rikën.