Vendosni fjalën kyçe....

Franca dëboi 18 mijë emigrantë të parregullt që nga fillimi i vitit


Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin deklaroi se që nga fillimi i vitit e deri më tani kanë dëbuar mbi 18 mijë persona me statusin e emigrantit të parregullt.

Darmanin në kanalin CNEWS, foli për Ligjin e Migracionit që qeveria ka planifikuar të paraqesë në Parlamentin Kombëtar në fillim të vitit 2023.

“Që nga fillimi i vitit e deri më tani janë dëbuar mbi 18 mijë persona me statusin e emigrantit të parregullt në Francë”, deklaroi Darmanin i cili shtoi se kjo është një rritje me 20 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm.

“Ajo që më intereson për të ardhmen është se si do të dëboj 4 mijë persona shtesë, jo se janë të huaj por sepse janë kriminelë dhe të huaj”, tha ai.

Pasi tha se gjysma e 120 mijë personave që janë “të detyruar të largohen nga territori francez” kanë ankimuar këtë vendim, Darmanin theksoi se me Ligjin e Migracionit dëshirojnë të zvogëlojnë numrin dhe kohëzgjatjen e të drejtës së ankimimit.