Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania ‘del nga rreshti’, kundërshton SHBA-në për Kinën


Kancelari gjerman Olaf Scholz do vizitojë Kinën këtë javë. Vizita shënon udhëtimin e tij të parë ndonjëherë në vendin aziatik, mes tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.

Megjithatë vendimi për të bërë udhëtimin dhe koha nuk është rastësi. Sipas analistëve politikë në vend, Scholz po i dërgon një mesazh SHBA-së se Gjermania nuk do i mbyllë derën Kinës, teksa Uashingtoni përpiqet të detyrojë vendet perëndimore ta bëjnë këtë.

Gjermania miratoi para pak ditësh blerjen e aksioneve nga Kina në portin e Hamburgut si dhe marrjen e një kompanie që prodhon çipa.

Gjermania ka politikën më të hapur dhe entuziaste ndaj Kinës për sa u përket vendeve në Evropë. Forcimi i lidhjeve me Pekinin ishte një focus i rëndësishëm për qeverinë e Angela Merkelit, e cila e pa Kinën si tregun e saj më të madh dhe më fitimprurës të eksportit për automobilat dhe prodhimet inxhinierike.

Megjithatë SHBA-ja e ka shtyrë BE-në që të shkëpusë marrëdhëniet e tregtinë me Kinën, gjë që nuk ndiqet nga Berlini me mesazhin e dhënë nga kancelari Scholz së fundmi.