Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i kërkon Serbisë të zgjedhë mes Rusisë e BE-së – Reuters


Serbia duhet të vendosë të bashkohet ose me Rusinë ose me BE-në, tha një zyrtar gjerman për Reuters. Ndërsa Berlini e ka paralajmëruar Beogradin që të mos shikojë nga lindja, qeveria e vendit mbetet skeptike ndaj Brukselit dhe Perëndimit.

“Nevoja për një vendim po vjen në funksion të zhvillimeve gjeopolitike.” – u tha gazetarëve përfaqësuesi gjerman i paidentifikuar. Zyrtari po i referohej veçanërisht konfliktit në Ukrainë, për të cilin Serbia ka kundërshtuar të sanksionojë Rusinë. Për më tepër, Beogradi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje në shtator për të zgjeruar bashkëpunimin në çështjet e politikës së jashtme.

Përafrimi me qëndrimin e Brukselit për çështjet globale është një parakusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Serbia ka qenë kandidate për anëtarësim që nga viti 2009. Nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç hedh poshtë marrëveshjen e tij me Moskën dhe i drejtohet BE-së, Gjermania do ofrojë mbështetjen e saj, zbuloi përfaqësuesi për Reuters.

“Nëse ai vendos të shkojë në anën tjetër, kjo do të ketë pasoja të kundërta.” – shpjegoi zyrtari.

Delegacionet nga gjashtë vende të Ballkanit – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia e Kosova – do takohen në Berlin më vonë këtë javë.

Muajin e kaluar, Vuçiç deklaroi se Gjermania dhe Franca kanë ofruar të ‘përshpejtojnë’ rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE nëse ajo njeh pavarësinë e Kosovës.